E njohët? Ikonë e muzikës shqiptare në viteve ’80- ’90, këngëtarja feston sot 56-vjetorin e lindjes

Parashqevi Simaku emri më i dashur i skenës shqiptare për shumë festivale me radhë dhe që fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë ka mbetur memorizuar edhe sot.

 

 

Pamja e saj e ngrohtë, zëri i ëmbël, dhe këngët e kënduara prej saj e shndërruan shpejtë në ikonën e muzikës më të suksshme shqiptare gjatë viteve ’80- ’90.

 

 

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966 dhe sot feston ditëlindjen e 56. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

 

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh dhe suksesesh që u kurorëzuan me çmime të para.

 

 

Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

 

Pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shendetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë, shpesh here edhe nga pseudoartistë.

 

 

Pak vite më pare u raportua se ajo v?an nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...