Zbulohet “gabimi” që bëri Gledis Nano, ndaj e shkarkuan direkt…

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar shkarkimin nga qeveria të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

Lala tha se dyshon që Gledis Nano ka shkelur dikë në kallo përderisa nuk iu dha kohë që të përfundonte reformën që kishte nisur në policinë e shtetit, për ta pastruar institucionin nga efektivët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

 

“Zoti Nano ka shkelur diku, në një pikë nevralgjike që i erdhi shkarkimi. Nëse Nano nuk i kishte përmbushur objektivat, a nuk i ka përmbushur edhe ministri i Brendshëm, objektivat?.

 

Nëse nuk pastrohet policia nga militantët, problemi do të mbetet i njëjtë për policinë pavarësisht emrit të drejtorit të ri. Për zotin Nano kam menduar se mund të sillte një frymë të re në policinë e shtetit.

 

Kam menduar se nga mbështetja që vinte nga ndërkombëtarët ai mund të sillte një ndryshim. Por kam gabuar, se nuk kam marrë në konsideratë politikën shqiptare, që ia pret k okën atyre që tentojnë të ngrihen mbi palët.

 

Pavarësisht se kishte një lloj sigurie nga ndërkombëtarët, kam harruar se politika për interesat e veta, e nxjerr jashtë loje politikën ndërkombëtare”, tha Lala.

 

Pa u mbushur 11 muaj, ai nuk kishte përfunduar emërimet e drejtorëve dhe rokadën në polici. Ishte në fazën kur po finalizonte largimin e zyrtarëve të policisë së korruptuar”, shtoi Lala.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...