Thellohet tragjedia/ Pas djalit ndërron jetë edhe nëna, pas aksidentit të 22 gushtit në Shkodër

Thellohet tragjedia e aksidentit të ndodhur në 22 gusht, ku humbi jetën 30 vjeçari Ildi Xheka nga Bulqiza.

 

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital edhe nëna e tij, 54-vjeçarja Dashurie Xheka.

 

Tre automjete u përfshinë në aksidentin e 22 gushtit, në aksin Shkodër-Lezhë, pranë fshatit Boltojë.

 

Katër vite më parë, familja Xheka ka humbur edhe kryefamiljarin në një aksident.

TE TJERA