Nje page shtese per bebet, Çeku nuk mjafton

Të rritësh një fëmijë në ditët e sotme nuk është e lehtë. Ndonëse qeveria ndërmori një politikë, e cila synonte të ndihmonte nënat e reja, duket se shpenzimet për një të porsalindur janë më të mëdha.

 

Sibora Kalluçi, nënë për herë të parë, tregon se ka marrë bonusin prej 40 mijë lekë të reja, por është i pamjaftueshëm. “Bonusi që merret është i pamjaftueshëm. Vetëm diçka mund të mbyllësh me të”, u shpreh ajo.

 

Sibora na tregon shpenzimet e nevojshme që duhet të mbulonte për fëmijën e saj. “Kishim përgatitur dhomën me krevatin, karrocën, rrobat që do vishte, pelenat. Jam përpjekur të gjej një mesatare të mundshme për të gjitha produktet”, tha ajo.

 

Sipas saj duhet një pagë minimale për të mbuluar shpenzimet e një fëmije në një muaj, por çdo shpenzim varet edhe nga të ardhurat e prindërve.

 

“Duhet një pagë minimale. Mund të zgjedhësh karrocën 150 euro, është zgjedhje që e bëjnë prindërit në bazë të buxhetit”, tregon nëna.

 

Ndër të tjera ajo shton se për një nënë që ka vështirësi me gjidhënien, qumështi formulë ka një kosto ekstra.

 

Gjithashtu ajo thekson se duhet të mendohet në plan afatgjatë. “Fëmija ka shpenzim gjithë jetën në bazë të moshës që ka”, shprehet ajo.

 

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, amanetet e heroit tonë, i cili luftoi...

Gruaja sulmohet nga një qen rrugësh, niset me urgjencë në gjendje të rend drejt Tiranës

Një grua është kafshuar nga një qen rrugësh në lagjen Palorto në Gjirokastër. Sipas burimeve, e dëmtuara është 47-vjeçarja Vali.D, e cila ka marrë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...