Ne gusht u martua dhe do ikte ne Angli makina i merr jeten 25 vjecares

Marjana Sahitaj kishte pak ditë që kishte lidhur kurorë dhe po priste ditën e udhëtimit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Angli, por një shofer që drejtonte mjetin i preu ëndrrat në mes.

25-vjeçarja ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria.

Natën e kaluar, ajo po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur ate.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se shtëpia ndodhet buzë rrugës dhe pranë një kthese.

TE TJERA