Ndodh në terminalin e autobuzave, 32-vjeçari i shkul varësen e floririt zonjes ne Tirane

Një 32-vjeçar i akuzuar për vjedhje me dhunë është arrestuar në Tiranë, tek Terminali i autobusëve.

 

Mësohet se ditën e djeshme, shtetasi me iniciale M.K i ka shkulur varësen nga qafa një gruaje në këtë zonë. Pasi ka vjedhur varësen ai është arrat/sur por arr/tia nuk i ka zgjatur shumë pasi është arr/stuar pak minuta më vonë.

 

Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, operacioni policor i koduar “Terminali”. I vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, identifikohet dhe vihet në pr/nga 32-vjeçari, i dënu/r më parë për të njëjtën veprimtari kr/minale.Shërbimet e Komisariatit të P0licisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, ditën e djeshme,

 

pas marrjes së njoftimit se një person i kishte vjedhur me dh/në varësen një shtetaseje, në afërsi të terminalit të autobusëve, te “Casa Italia”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terminali”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, brenda pak minutave,

 

u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:– M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dh/në”.

Ky shtetas, mesditën e djeshme, në afërsi të terminalit të autobusëve, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...