Kompania e kriptomonedhave i dërgon gabimisht 10 milionë në vend të 10 euro, gruaja blen shtëpinë e ëndrrave dhe “mbush” me para shoqërinë

Duhet të kompensohej me 10 euro por kompania e kriptomonedhave i dërgoi gabimisht 10 milionë paund, kjo është historia e pazakontë e një gruaje në Australi por ëndrra zgjati vetëm 7 muaj.

 

Kompania e njohur Crypto.com zbuloi gabimin e bërë dhe kërkoi kthimin e parave. Megjithatë gruaja pati kohë të shpenzonte një pjesë të mirë të parave, Ajo bleu fillimisht një vilë për familjen e saj, ndërsa një pjesë të mirë të parave ia shpërndau miqve dhe të afërmve.

 

Tashmë kompania ka nisur betejën ligjore për të marrë pas paratë.

 

Kompania Crypto.com e vuri re gabimin pas 7 muajsh gjatë një auditimi rutinë dhe filloi procedurat ligjore kundër gruas duke kërkuar të rimbursonte çdo qindarkë.

 

Beteja ligjore e kompanisë kundër zonjës filloi në shkurt. Aktualisht kompania ka arritur të ngrijë llogaritë e gruas dhe motrës së saj si dhe t’i shesë shtëpinë. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Viktoria, James Elliott, ka urdhëruar tani që prona të shitet dhe të rimbursohen paratë, duke përfshirë dhjetë përqind interesin dhe tarifat ligjore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...