Ju kishte munguar? Luana rikthehet më në fund! Ja titulli i emisionit, dita e transmetimit dhe ekrani ku do jepet

Luana Vjollcën së shpejti do e shohim në TV Klan. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e televizionit ku teksa prezantohet programi televiziv që do na shoqërojë nga shtatori, përmendet edhe emisioni i ri i Luanës.

 

“S’luan dot me mua”, mban titullin emisioni i ri i moderatores, që mesa duket do jetë me lojëra e argëtim. “S’luan dot me mua” do të transmetohet të premteve mbrëma.

 

Luana Vjollca ka rrëfyer një tjetër histori personale, përmes së cilës synon qe të japë mesazhe të fuqishme për gratë. Në episodin e ri të projektit “Thuaje”, moderatorja tregoi se si ishte paragjykuar thjesht për faktin se ishte një vajzë e bukur. Luana tregoi dhe një histori bullizmi në fillimet e karrierës.

 

“Kam një rast në fillimet e mia, atëherë kur askush nuk besonte se do të isha një moderatore e zonja, ku fjalët ishin se është një vajzë e bukur që vendoset aty për të tërhequr vëmendjen. Unë besoja te vetja ime, punoja shumë drejt asaj sepse nuk mund të bëhesh kurrë ajo që do të jesh pa punuar.

 

E vetmja gjë është që të besosh te vetja jote, atëherë kur të tjerët nuk besojnë te ti dhe të punosh fort drejt asaj që do. Megjithatë, një koleg i imi vjen dhe më thotë ‘nuk ke pse e përsërit skenarin për shkak se je thjesht një vajzë e bukur. Tekstualisht më tha ‘ti je thjesht një sex appeal’, sot shihesh dhe nesër harrohesh.

 

Më bëri që të mos e harroja kurrë si koment dhe t’i dëshmoja se nuk jam vetëm aq.“, tha ajo ndërsa përcolli dhe një mesazh. “Vajzat duhet ta duan njëra-tjetrën, ta mbështesin njëra-tjetrën dhe të bëhen bashkë për njëra tjetrën. Suksesi i vetëm në jetën tënde është të jesh ajo që ti dëshiron dhe të punosh drejt saj”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...