Janë ekspertë në kurriz të popullit këta… KESH qytetarëve: Fikni 2 llampa çdo 4 orë që kurseni energji

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ka paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të kursejnë energjinë elektrike.

 

Përmes një postimi në Facebook, KESH këshillon qytetarët që të fikin llambat për 4 orë çdo ditë për të kursyer sa më shumë energji.

 

Postimi i plotë i KESH:

Kursejmë energjinë që ta kemi!Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj. Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend,

 

do të kursehej mesatarisht 3,500 MËh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...