Çfarë po ndodh kështu? (video) Stuhi e pazakontë, breshër sa një top tenisi! Ndërron jetë fëmija 1 vjeç

Stuhia që ka përfshirë Spanjën është kthyer në një tra gjedi, pasi një foshnje 1 vjeç humbi jetën dhe 30 persona mbetën të lënduar në La Bizbal, Girona.

 

Vajza e vogël fatkeqe u dërgua me urgjencë në spitalin Josep Trueta në Girona pasditen e së martës, por ndërroi jetë disa orë më vonë, sipas Daily Mail.

 

Shumica e personave të tjerë që kanë kërkuar trajtim mjekësor thuhet se kishin pësuar lëndime në kokë ose prerje që kërkonin qepje si dhe kocka të thyera. Breshëri me madhësinë e topave të tenisit ka dëmtuar edhe disa makina.

 

Meteorologët në Katalonjë thanë se breshëri që goditi rajonin, në qytetin turistik të Girona, pranë kufirit të Spanjës me Francën, ishte një nga më të fuqishmit në 20 vite.

 

Stuhia fatkeqe e njohur në histori ishte ajo që goditi qytetin Indian Moradabad në vitin 1888. Gati 250 njerëz humbën jetën kur u goditën nga breshëri me madhësi sa të portokallit.

 

Rekordi për breshërin më të madh është ai që ra në Vivian, Dakota e Jugut në vitin 2010. Ai peshonte rreth 878 gram dhe ishte pothuajse 20 centimetra në diametër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...