Rikthehet Basha me me i forte se kurre në shtator , ish-zëdhënësja e Berishës: Pritet nje…

Në studion e Faxnews ka qenë e ftuar gazetarja Juela Meçani për të folur mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.

 

Në lidhje me hetimin që SPAK ka nisur ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Meçani tha se ishte diçka që pritej por e gjithë çështja do të shfryhet, si një flluskë sapuni.

 

Ajo shtoi se SPAK do të kishte qenë më i besueshëm nëse do të ecte me të njëjtat ritme sa i takon Metës, edhe me çështje ku janë të përfshirë emra të lartë të PS. Ndërkohë gazetarja paralajmëroi për disa zhvillime në shtator, ku pritet edhe rikthimi i Bashës.

 

Juela Meçani: Ishte e pritshme që do të kishim lëvizje si për zotin Ilir Meta si dhe ndaj zotit Berisha. Po me Berishën e kanë pak më të vështirë se ai dhe PD i dhanë disa prova masiviteti, prova force, si protesta e 7 korrikut, apo Kuvendet, qartësisht ka një tendencë politike për të shpërbërë këtë binom, për t’ia bërë sa më të vështirë jetën.

 

Është një truk trojan se mënyra e vetme si ta arrijnë është të sulmohet Partia e Lirise dhe Meta te ajo pjesë që e reklamon fuqishëm, te pastërtia , idealizmi.

 

Nuk mund të them që SPAK është bërë pjesë e kësaj lojë. Sikur të njëjtat ritme SPAK ti kishte për dhjetëra denoncime, për emra të ngritur të PS, për miliona që paguajmë përditë do të kishte qenë më i besueshëm. Kam një mendim që do të shfryhet, një flluskë sapuni.

 

Ligji i dosjeve nga socialistët është shumë pak i besueshëm. Mendoj që palët do të arrijnë një marrëveshje, e di që duket e cuditshme.

 

Si do të arrihet?

 

Unë e ndoqa zotin Meta, ishin gjysma, treçerek përgjigje, palët e përdorin ekranin për të lëshuar mesazhe për njëri tjetrin. Në skenarin Berisha-Meta nuk duhet të harrojmë edhe Lulzim Bashën. Ai nuk ka ngelur në heshtje gjatë kësaj kohe. Ka indicie që nuk po qëndron ne heshtje dhe do ketë zhvillime nga shtatori e tutje. Pritet rikthim i Bashës në krye të një force politike, pritet nje vendim gjykate, do ketë zhvillime , të cilat janë në një drejtim, në dobësimin e opozitës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME