Gati rihapja e basteve sportive, Tabaku thumbon Ramën: Çka ndryshuar nga dje?!

Prej disa ditësh Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka kërkuar që të bëhet një mbledhje për të diskutuar rihapjen e basteve sportive në vendin tonë.

 

 

Kujtojmë se bastet dhe lojërat e fatit në vendin tonë janë zyrtarisht të ndaluara që prej 1 Janarit të vitit 2019. Mësohet se gjatë kësaj të marte është pritur edhe një takim mes palëve të interesuara dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Këto takime mësohet se po organizohen me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat përgjegjës në kuadër të linjës që kanë lidhje me hapjen e biznesit të basteve sportive.

 

Pas këtyre zhvillimeve i menjëhershëm ka qenë edhe një reagim nga radhët e opozitës. Ka qenë deputetja Jorida Tabaku e cila me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar Ramën.

 

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje?! 🧐” shkruan Tabaku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...