Shëndetësia e Rilindur/ Mamaja e vogëlushes: Mjekja s’i hoqi vajzës dy penj se po pinte kafe

Skandaloze është gjendja e shëndetësisë së Riëindur në vend. Zyrat e qendrave mjeklsore janë kthyer në tempuj kafesh e muhabetesh teksa administrata e mjekëve sorrollat qytetarët në hall.

 

Një mama ka rrëfyer eksperiencën e saj me shëndetësinë që propagandon Manastirliu kur thotë se në qendrat mjekësore të vendit kanë marrë shërbim 10.000 turistë të huaj.

 

Në Shqipëri është e vështirë të marrin shërbim vetë shqiptarët e jo më të huajt.

 

Ajo rrëfen se vogëlushja e saj kishte për të hequr dy penj pas një lëndimi në ballë dhe qendra shëndetësore e Radhimës jo vetëm që nuk kishte infermiere, por mjekja refuzoi t’i jepte shërbim duke i dhënë këtë justifikim.

 

Mamaja e vajzës thotë se shkoi në Vlorë për të marrë shërbimin, teksa kjo e fundit nuk po e prishte terezinë e kafes.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME