Seti i fotove tërë sensualitet i Beniadës në New York! Po trëndafilat kush ia dhuroi?

Beniada Nishani ka publikuar disa nga foto që ka zhvilluar ditët e fundit në New York të SHBA-së.

 

Me një fustan të shkurtër bust dhe taka të larta, modelja duket tejet elegante teksa pozon me një çadër shiu në dorë. Në një tjetër foto, ajo ka rrëmbyer mijëra pëlqime dhe komente me sensualitetin e saj, ndërsa ka veshur një fustan të gjatë të zi me një të çarë të theksuar në anën e majtë.

 

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe pasi është kthyer në Shqipëri ka shpërndarë një “story” me trëndafila të kuq dhe falenderon dhuruesit. Ky detaj i ka rënë në sy ndjekësve, por vetë Beniada nuk ka treguar se ka dikë në krah.

 

 

TE TJERA