Qytetari i thyen këmbën policit se i vuri gjobë/ Prokurori e liron: S’ka faj! Ishte i nervozuar

Një ngjarje e rëndë midis një qytetari dhe një efektivi policie u shënua pak kohë më parë në kryeqytet.

 

Një qytetar i cili mori masë administrative gjobë nga një efektiv i Policisë së Shtetit për parkim të gabuar, përshkallëzoi situatën duke ia plasur kokës policit bllokun e gjobave e më pas e shtyu duke i thyer njërën këmbë.

 

Pavarësisht se referimi u krye për akuzën “Plagosje të rëndë me dashje”, prokurori i çështjes e ka zbutur qëndrimin ndaj Ermal Muçollit pasi nuk u gjet e provuar dhuna ndaj efektivit, pavarësisht se ngjarja ishte filmuar nga kamerat e bizneseve në zonë.

 

Për të, nervozizmi për shkak të marrjes së disa gjobave të shumta, u konsiderua rrethanë lehtësuese dhe u pasua me reagimin duke shtyrë policin me inicialez Z. M., kur i vendosi gjobën.

 

Muçolli u akuzua vetëm për kundërshtim të efektivit të policisë.

 

DOSJA E PROKURORISË

“Polici Z.M., gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar. Efektivi ka vendosur gjobë ndaj automjetit dhe në këto çaste pranë tij është afruar qytetari që i ka thënë: “mos e vendos gjobën se po pija kafenë dhe do iki menjëherë.”

 

Gjatë bisedës mes të dyve, efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën. Më pas, E. M., është nervozuar dhe i acaruar është përgjigjur: Pse ma vendose se dje i pagova ca gjoba? Ai ka marrë bllokun e gjobave dhe e goditi efektivin në kokë.

 

Më pas e qëlloi me grushte e shkelma. Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Z. M., i cili theu këmbën e u dërgua menjëherë në spital.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...