Gruaja shpenzon 10.000 dollarë për të operuar pulën që vuante nga zemra

Ndonjëherë, dashuria e një personi për kafshën e tij mund të kapërcejë çdo pengesë financiare.

 

Për gruan në fjalë, pula e saj dyvjeçare e quajtur Blue është e paçmueshme. Ajo jo vetëm që e ushqen atë me ushqim njerëzor, por e lë të flejë pranë saj. Tani, ajo ka shpenzuar 10,000 dollarë për operacione në zemër dhe procedura të tjera për të shpëtuar jetën e saj.

 

Sipas Yahoo, gruaja e bleu pulën për 12 dollarë. Që nga ajo ditë e tutje, dashuria e saj për zogun nuk është lëkundur kurrë. Ndryshe nga pronarët e tjerë të pulave, ajo e trajton kafshën me kujdesin e butë që zakonisht rezervohet për qeniet njerëzore.

 

“Ajo është e mrekullueshme,” tha Nothnagel e cila shtoi se ajo nuk mund ta përballonte jetën pa të dashurinë e saj Blue. Në mars të vitit 2020, pula u sëmur papritmas. Zogu filloi të flinte më shumë se zakonisht dhe frymëmarrja e tij filloi të tingëllonte e sforcuar.

 

“Ajo nuk mund të merrte frymë,” kujtoi Nothnagel. “Ishte e frikshme.” Kështu ajo pagoi rrezet X, analizat, ultratingujt dhe ekokardiogramet për të kuptuar se çfarë nuk shkonte.

 

Specialistët veterinar zbuluan se dy enët kryesore të gjakut që çojnë në zemrën e shpendit nuk ishin mbyllur siç duhet. Në përgjithësi, Blue kishte nevojë për një operacion shumë të shtrenjtë për të mbijetuar. Kirurgjia eksperimentale do t’i kushtonte Nothnagel 4000 dollarë për ta provuar. Por ajo ishte gati të bënte gjithçka që duhej. Ky ishte vetëm fillimi pasi shpenzimet arritën shifrën 10 mijë dollarë.

 

“Ajo është shpirti im binjak,” shpjegoi Nothnagel. “I thashë burrit tim: Nëse Blue nuk ia del, mund të hapësh një gropë aq të madhe sa të na futësh të dyjave brenda, mua dhe pulën’. Thjesht nuk e di nëse mund ta përballoj jetën pa të.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...