Greqia, sezon turistik rekord! Vendi pret 20 miliardë euro të ardhura

As lufta në Ukrainë, kriza energjetike apo inflacioni i shfrenuar nuk e ndalën hovin e turizmit në Greqi.

 

Vendi fqinj ka shënuar një vit rekord në këtë sektor pas 12 vitesh krize financiare, dy vite pandemie të koronavirusit dhe 6 muajsh lufte në Ukrainë. Shpresat e autoriteteve vendase janë që sezoni turistik i këtij viti të vazhdojë me këto ritme si deri më tani. Ekonomia e Greqisë është e varur nga turizmi, madje në vite të mira të ardhurat e turizmit përbëjnë 20% të kapacitetit ekonomik grek.

 

Viti 2022 duket se të jetë një vit shumë i mbarë për turizmin grek. Ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias madje pret më shumë turistë se në vitin 2019, vit rekord deri më tani. Në këtë vit në Greqi pushuan 33 milionë turistë, të ardhurat nga turizmi në 2019-n kapën vlerën e 18,2 miliardë eurove. Këtë vit priten rreth 20 miliardë euro të ardhura. Që nga fillimi i gushtit, gati çdo javë në Greqi kanë mbërritur 1 milionë turistë me avion në Greqi, sipas ministrit Kikilias. Qindra mijëra të tjerë udhëtojnë më automjete në Kalkidiki apo Pieria në veri, shumica nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe korriku e qershori shënuan një fluks të madh turistësh. “Nëse puna vazhdon kështu atëherë do të mbijetojmë dimrin e ardhshëm”, shkruan Panayiotis, menaxheri i një lokali plazhi në Naksos.

 

Ishulli më i madh i Kikladen kishte në korrik 2022 po aq vizitorë sa në vitin rekord 2019. Në ishujt e njohur grekë si Mikonos, Santorini, Korfu, Kos apo Rodos është gati e pamundur të gjesh një vend, nëse nuk ke prenotuar në kohën e duhur. Deri në mes të gushtit shumica e turistëve erdhën nga Britania e Madhe, mes tyre edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Po ashtu mjaft turistë kanë ardhur edhe nga Gjermania, Italia, Holanda, Zvicra, Austria e Polonia. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë një rritje të numrit të turistëve nga SHBA me 50% krahasuar me vitin 2919.

 

TE TJERA