Atdhe Xharavina reagon pas zyrtarizimit të ribashkimit Bora-Donald, ai provokon me këtë video

Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Atdhe Xharavina ka reaguar pas zyrtarizimit të rikthimit Bora Zemani-Donald Veshaj.

 

Ishte Semi Jaupaj ajo e cila ka ndarë në Instagramin e saj një foto nga ‘Sunny Hill Festival’ me çiftin.

 

“Shokë përgjithmonë,”-shkruante këngëtarja krahas fotos.

 

Po ashtu, Bora dhe Donaldi janë fotografuar në momente intime dhe të përqafuar duke mos u fshehur më.

 

E kur këto foto po bëjnë xhiron e rrjetit Atdheu ka publikuar në TikTok një video me këngën e Elgit Dodës me titull “Lamtumirë”. Kjo këngë është pjesë e triologjisë që ai dhe Donaldi shkruan bashkë dhe i dedikohet historisë së aktorit me Borën. Jo më kot Atdheu ka përdorur këtë këngë për videon e tij dhe në një moment të tillë.

 

Tekëndëshit Bora-Donald-Beatrix shpesh i shtohet edhe emri i Atdheut. Gjithçka nisi nga disa komplimenta nga Atdheu për moderatoren kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë dhe përfundoi në aludime të shumta se ata kanë patur një lidhje. Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj.

 

Fillimisht Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do e donte për nuse.

 

Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë. Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme.

 

Kur Donaldi ishte në ‘Big Brother VIP’, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo. Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën.

 

 

@atdhexharavinaofficial

Family first 😍 #love #happiness #fypシ゚viral

♬ original sound – Elgit Doda

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...