A Iku vapa me gushtin? Ja suprizat e motit në javën e parë të vjeshtes

Fillimi i kësaj jave parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta,

 

të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes duke sjellë rrebeshe në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore. Sipas meterologëve herë pas here këto këto rrebeshe do të jenë të shoqëruara dhe me ngarkesa elektrike.

 

Gjithashtu edhe bregdeti do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ndërkohë pjesa e dytë e javës parashikohet që të kemi një përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që reshjet të izolohen vetëm në zonat malore.

 

Temperaturat e ajrit mbeten në vlerat rreth 33 apo 34 gradë Celsius në ultësirën perëndimore, por duke filluar gjatë orëve të mesditës, por duke filluar nga dita e premte dhe në vijim presim një rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të ngjiten rreth vlerave 36 gradë Celsius.

 

Parametri i erës do të fitojë shpejtësi në orët e pasdites, duke bërë që të jetë 45km/orë në zonat e izoluara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...