U “zhduk” nga muzika dhe publiku pas humbjes së nënës, këngëtari i njohur shqiptar 34 vite më parë (FOTO)

Të gjithë kemi kuriozitet për të parë se si kanë qenë personazhet e njohur të ekranit fëmijë.

 

Për Flor Mumajesin me siguri keni akoma edhe më shumë kureshtje. Edhe pse sot duket ndryshe, sepse koha bën punën e saj, Flori ka po të njëjtën buzëqeshje. Si një tirons i vjetër që është, Flori shkruan bashkangjitur kësaj fotoje ku qëndron mbi një kalë ”Kush është rritur në Kombinat e njeh mirë këtë kalin”.

 

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur i publikut prej më shumë se një viti është distancuar nga muzika pasi humbja e nënës së tij nuk ishte aspak e lehtë.

 

Pak ditë më parë, ditën e ditëlindjes së tij me 24 gusht, Flor Mumajesi bëri një reagim të rrallë ku kujtoi se sa shumë i mungon e ëma.

 

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

 

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, shkroi Flori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...