Punonjësit e Bashkisë vjedhin pakot e ndihmave për njerëzit në nevojë. Emrat e 4 personave që kryen këtë veprim

Përvetësuan duke shpërdoruar detyrën, pako me ndihma të dhuruara për qytetarët, ndalohen 4 punonjës të bashkisë Pogradec, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari.

 

Ndalohen dhe kapen pakot e përvetësuara dhe automjeti me të cilin do të transportoheshin. Nisur nga një video e publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që përvetësonin pako me ndihma të dhuruara.

 

Ndihmat ishin dhuruar nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit, menjëherë specialistët filluan veprimet për verifikimin e rastit dhe për identifikimin e personave përgjegjës.

 

Nga provat e grumbulluara dhe nga hetimet e mëtejshme të kryera, u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Si rezultat, u kapën në flagrancë 4 personat.

 

– Reshit Fraholli, 58 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec; – Raif Muçka., 58 vjeç, banues në Pogradec; – Bektash Xhudellari, 35 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec; – Marsel Muçllari, 35 vjeç, banues në fshatin Çervenakë, Pogradec.

 

Këta shtetas, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, përvetësuan disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...