Paguan 12 euro për një kafe në Santorini, turistët: Po i lajmë kafet me arë, e papranueshme!

Të shkosh disa ditë me pushime vit pas viti sa vjen dhe bëhet më e parealizueshme, kjo sigurisht vetëm për shkak të çmimeve të kripura që po vendosin vendet pritëse të turistëve.

 

Besoj të gjithë nga ju e keni vuajtur këtë problem gjatë kësaj vere, ku edhe çmimet në marktete e zonës kanë qënë shumë më të larta se vitin e kaluar.Mbase sektori in turizmit do të nxjerrë lekët e veta, pasi ka patur humbje të mëdha përgjatë viteve 2020-2021, por sërish nuk është aspak korrekte që kjo t’i faturohet e gjitha pushuesve.Por diçka e tillë nuk ndodh vetëm në Shqipëri.

 

Së fundmi nnjë lajm që po bën xhiron e rrjetit lidhet me një faturë nga një kafe në Santorini të Greqisë, ku shihet se si një kafe ‘Frappe’ kushton 12 euro.Një mjek grek, i cili aktualisht ndodhet në ishullin e vullkanit për pushime disaditore, siç raporton në protothema.gr , ka paguar 12 euro për një frappe dhe 6.5 euro shtesë për një ekspres.

 

“Ndoshta ka luajtur një rol që në vend të sheqerit kanë vënë një lugë akullore në frappe, por unë ende mendoj se tarifa është e tepruar ” tha ai.Turisti pagoi 12 euro të tjera për një tas me kos dhe mjaltë (të paketuara komerciale) dhe 12 euro të tjera për një bukë të thekur me djathë , gjithsej 42.50 euro.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...