“Ne të dy jemi martuar”/ Semi Jaupaj sapo na ‘prezantoi’ publikisht partnerin e saj!

Semi Jaupaj ështënjë ndër personazhet që cështë komentuar gjatë brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP”. Këngëtarja solli tre projëkte të fuqishme muzikore të cilat u pëlqyën shumë nga publiku dhe sot numërojnë miliona klikime.

 

Së fundmi, Semi ka qenë në “Sunny Hill Festival” ku ka shijuar performancat e këngëtarëve si të huaj ashtu dhe shqiptar.

 

Artistja publikoi një fotot krahë këngëtarit italian Tananai, një mik i reperit Fedez. Por ajo çka rrëmbeu vëmendjen ishte mbishkrimi që kishte vendosur:

 

“Ne të dy jemi martuar por ky akoma nuk e di, pastaj është dhe Fedez i martuar me Chiaran”. Madje në sektorin e komenteve reagoi dhe Bora Zemani e cila i mbajti shakanë: “Ma mbaj mirë gocën ore!”.

 

Nga ana tjetër, Semi është përfolur gjatë muajve të fundit për një romancë me këngëtarin Ron Zaiti. Ata sollën një bashkëpunim me titullin “All Your Lovin”, që ndezi dyshime se mes dyshes mund të ketë lindur një romancë. Teksa dy protagonistët zgjodhën të heshtin, “Prive” konfirmoi që marrëdhënia e ndërtuar “blic” ka përfunduar me kaq dhe dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.

 

Gjithashtu artistja ka pasur një romancë me këngëtarin Bojken Lako, një lidhje nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç. Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME