INCIDENT EKOLOGJIK NË BUNË, ARTIKULLI I ‘VIJESTI’: DERDHEN UJËRAT E ZEZA NGA SHQIPËRIA

Një incident ekologjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:30,

kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e Bunës. Kështu shkruan e përditshmja malazeze ‘Vijesti’ duke shtuar se ujërat e zeza i përkasin Shqipërisë.

Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë se ishte e pamundur të peshkohej për shkak të erës së keqe të padurueshme.

“Kjo është bërë vazhdimisht gjatë natës që nga fillimi i verës. Janë ujërat e zeza nga Velipoja që derdhen në Bunë. Ato ujëra të zeza, përmes kolektorit, kalojnë nëpër ujërat tona të pasme”, pohon një nga peshkatarët.

Peshkatarët kërkojnë nga autoritetet që të bëjnë një njoftim në lidhje me ngjarjen e cila, sipas tyre, shkatërron florën dhe faunën e Bunës, por edhe rrezikon shëndetin e peshkatarëve dhe turistëve që duan të notojnë në lumë, përfundon shkrimi i Vijestit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...