Çfarë ngjashmërie! Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, i krahason qytetarët shqiptarë me gomerët

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër ndaj qytetarëve, pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburantit.

 

Murrizi i krahason qytetarët me gomerët dhe thotë se nuk ka asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë kontestim, asnjë kundërshtim, asnjë veprim për çdo gjë që politika ju vë në kurriz.

 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai deklaron se qytetarët vetëm ngrënë veshët përpjetë dhe durojnë çdo ngarkesë, duke pritur që dikujt në qeveri apo politikë, do t’ju vijë keq vetë.

 

“Në rresht dhe me veshët ngritur për të dëgjuar ndonjë “sukses” tjetër të qeverisë përveç atij që ju dha bordi i mostransparencës për çmimin e karburantit.

 

Asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë kontestim, asnjë kundërshtim, asnjë veprim për çdo gjë që politika ju vë në kurriz.

 

Vetëm ngrënë veshët përpjetë dhe durojnë çdo ngarkesë, duke pritur që dikujt në qeveri apo politikë, do të ju vijë keq vetë.

 

 

Sa kënaqën kur nuk i rrahin ose nuk i vrasin dhe harrojnë ngarkesën, kequshqyerjen, mashtrimin, papunësinë, fukarallikun, vuajtjet, dhunimin, përbuzjen, denigrimin që ju bëhet pothuajse çdo ditë. Çfarë ngjashmërie!!!”, shkruan ish-deputeti.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...