Po e gjetët këtë, jeni të mëdhenj! Këngëtarja nga Shqipëria publikon videon duke kënduar kur ishte 4 vjeçe

Ronela Hajati është rikthyer pas në kohë dhe ka ndarë një video kur ka qenë shumë e vogël.

Siç është shprehur gjithmonë, këngëtarja e ka shfaqur talentin për muzikën që në moshë fare të re. Në videon që ka ndarë, autorja e shumë hiteve shihet duke kënduar dhe kërcyer me shumë pasion.

“Neve s’na ndau as nata! Meqenëse ka nisur java ime e ditëlindjes, këtu është Ronela 4 vjeç”, ka shkruar ajo krahas videos.

Kujtojmë që Ronela ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë muajve të fundit. Kjo për shkak të pjesëmarrjes në festivalin evropian “Eurovision 2022”.

Artistja nuk arriti të kalonte dot në finale dhe ndaj saj nuk munguan kritikat dhe komentet negative. Megjithatë, këngëtarja, fitoi zemrat e shumë fansave të huaj jo vetëm për energjinë që dha në skenë por dhe për natyrën e saj karizmatike.

Pak javë më parë, ajo solli dhe këngën e parë në gjuhën italiane. Por fansat e saj spanjollë janë kurioz nëse do të ketë ndonjë duet me artistë nga Spanja. Në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit, Ronela ka nënkuptuar se ka diçka në plan.

“Bashkëpunim latino do të kemi?”, e ka pyetur një ndjekës ndërsa emoji që ka bërë këngëtarja konfirmon se do të ketë një këngë. Një tjetër ndjekës e pa pyetur këngëtaren për mundësinë e të pasurit një duet me reperin e njohur, Noizy.

“Një kënge të mirë s’do t’i thoja kurrë jo! E respektoj punën e çdo artisti këtu! Është tepër e vështirë t’ja dalësh në Shqipëri me muzikë! Kështu që big up të gjithë atyre që vazhdojnë t’i rezistojnë tregut”, është shprehur Ronela.

TE TJERA