Mjeku i njohur shqiptar, Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Zyrihut. Duke filluar nga 1 dhjetori 2022 Profesor Omer Xhemali do të këtë detyrë të re që është një nga postet më të rëndësishme në kardiokirurgjinë evropiane.
Më herët ai ka qenë kryemjek në Spitalin Triemli të Qytetit të Zyrihut. Prof. Dr. Xhemali njihet, veç tjerash, njihet si mjeku i parë shqiptar që ka realizuar një operacion të transplantimit të zemrës. Kjo detyrë e re shënon një ngritje në karrierën e tij pasi Spitali Universitar i Zyrihut dhe klinika e tij kardiokirurgjike bën pjesë në mesin e institucioneve avangarde në botë në fushën e mjekësisë.
Prof. Dr. Xhemali vjen nga Tetova. Ai ka studiuar është dhe specializuar e doktoruar për mjekësi në Gjermani, ku dhe ka punuar disa vite, deri sa ka ardhur për të punuar në Zvicër, në vitin 2009. Spitali i Qytetit të Zyrihut dhe Spitali Universitar i Zyrihut (USZ) kanë punuar së bashku që nga viti 2015 si pjesë e Aleancës së Kardiokirurgjisë së Zyrihut. Me emërimin e Prof Dr. mjekësor dr H. c. Omer Xhemali si Drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në USZ dhe Drejtor i Kardiokirurgjisë AllianzZyrih, të dy spitalet do të intensifikojnë bashkëpunimin në këtë fushë.
“Ne përgëzojmë Prof. Xhemali për zgjedhjen e tij dhe jemi të bindur se kjo do të forcojë më tej aleancën ekzistuese,” thotë drejtori i spitalit Marc Widmer. Spitali i Qytetit të Cyrihut po i përmbahet mandateve aktuale të performancës në fushën e kardiokirurgjisë.
Prof. Xhemali punon në Spitalin e Qytetit të Zyrihut që nga viti 2009, që nga viti 2018 si mjek kryesor i kardiokirurgjisë. Ai e udhëhoqi dhe e promovoi këtë me shumë sukses. Qendra e Zemrës e Spitalit të Qytetit të Zyrihut është tani një nga klinikat kryesore për kirurgji minimale invazive të zemrës me cilësi të lartë dhe një strukturë të shkëlqyer trajnimi, thuhet në një komunikatë të Qendrës së Zemrës të Spitalit të Qytetit të Cyrihut.
Në vitin 2007 ai ëshët zgjedhur si autori më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku ka marrë çmimin “Hans Borst”. “Unë nuk dua të bëhem hulumtues me famë botërore por dua që pacientëve të mi t`u ofroj trajtimin më të mirë të mundshëm”, thotë doktori. Por, megjithatë, ai ka dëshmuar se mund të jetë inovativ. Në spitalin ku punon, ai ka praktikuar për herë të parë në Zvicër një metodë të re mjekësore. Pas një operacioni të valvulave të zemrës ai ka arritur ta mbyllë një prerje të vogël në zemër pa përdorur penj”, ishte shprehur prof Xhemali.