Gruaja Heq Dorë nga Brisku. “E Dua Veten me Lesh”

Një grua ka vendosur të mos shqetësohet më të qenurit leshtore por të rrisë qimet e fytyrës dhe mjekrën. Gruaja, e cila ka username @dakotasbeard në TikTok, ka treguar në disa video mjekrën e saj pasi vendosi të mos përdorë më brisk.

 

Dakota Cooke, 30 vjeçe, vuri re rritjen e tepërt të qimeve në fytyrën e saj në moshën 13-vjeçare dhe iu nënshtrua trajtimeve si depilimet mujore, për të frenuar rritjen e qimeve, por pa rezultat.

 

Fillimisht, doktori i saj i këshilloi që të shkonte në palestër “të paktën dy orë në ditë” në mënyrë që të “punonte” për nivelet e saj të larta të testosteronit.

 

Që atëherë, mjekra e Dakotës filloi të bëhej ‘më e gjatë dhe më e errët’ pavarësisht niveleve të përmirësuara të aktivitetit fizik që kryente. Dakota u takua me një endokrinolog i cili fillimisht mendonte se ajo mund të kishte Sindromën e Vezores Polikistike.

 

Gjendja, e cila prek afërsisht një në dhjetë gra, ndikon në funksionin e vezoreve dhe mund të shkaktojë që gratë të kenë perioda të parregullta, puçrra fytyre, kiste në vezore dhe rritje të tepërt të qimeve (hirsutizëm).

 

Megjithatë pas disa testimeve, profesionisti mjekësor vendosi se ajo nuk e kishte këtë gjendje. “Pra, në këtë pikë, ata me të vërtetë nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh”,-tha ajo. Gruaja vendosi t’i linte qimet e mjekrës dhe gjoksit t’i rriteshin duke mos u përpjekur më t’i eliminonte ato.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...