Finalistja e Miss Anglisë bëhet e para në historinë shekullore të konkursit që konkurron pa grim

Një finaliste e Miss Anglisë është bërë mbretëresha e parë e bukurisë që konkurron pa grim në historinë gati shekullore të konkursit. Melisa Raouf, një studente kolegji 20-vjeçare nga Londra jugore, shkoi në gjysmëfinalen të hënën pasi zgjodhi një pamje pa makeup.

Tani, ajo do të garojë në finale këtë tetor për kurorën e Missit. “Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë”, tha Raouf në një intervistë për Independent.

Raouf tha se, megjithëse filloi të grimohej në moshë të re, ajo vendosi t’i shmangej traditës për konkursin. “Nëse dikush është i lumtur me lëkurën e tij, ne nuk duhet të detyrohemi të mbulojmë fytyrën me grim. Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik,” shtoi ajo.

Në maj, Raouf postoi një selfie në Instagram nga raundi i “fytyrës së zhveshur” të konkursit, duke shkruar se ajo “po përqafonte njollat dhe papërsosmëritë”.

“Kurrë nuk kam ndjerë se i kam përmbushur standardet e bukurisë. Së fundmi kam pranuar që jam e bukur në lëkurën time dhe për këtë arsye vendosa të konkurroj pa grim”, ka shpjeguar ajo në intervistë.

Melisa Raouf do të garojë në finalen e Miss Anglisë në tetor. Angie Beasley, drejtoresha e Miss Anglia, i tha CNN në një deklaratë të premten: “Ne prezantuam raundin e modelit “Bare Face Top Model” në 2019 pasi shumica e konkurrentëve po dërgonin imazhe të modifikuara me shumë grim dhe ne donim të shihnim personin e vërtetë pas grimit.”

Sipas organizatorëve, Raouf planifikon të dalë sërish me fytyrë të zhveshur në finalen kombëtare në tetor.

“Ne i urojmë asaj fat të mirë në Miss Anglia, është një gjë shumë e guximshme të bësh kur të gjithë të tjerët janë të grimuar, por ajo po u dërgon një mesazh të rëndësishëm grave të reja”, shtoi Beasley.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...