E morët vesh lajmin e fundit? Bordi na e “fut” prapë me lezet te çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nafta ka pësuar sërish rritje, ku sipas bordit do të shitet 248 lekë/litri.

Benzina do të shitet me 201 lekë për litër nga 205 që ishte ndërsa gazi do të shitet me 79 lekë për litër nga 78 që ishte më parë.

Ndërkaq, vendimet e Bordit të Transparencës hyjnë në fuqi menjëherë dhe janë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës.

Njoftimi i plotë: Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...