Dea Mishel u tall me jetimët, reagon Einxhel: Çfarë të mbjellësh, do korrësh

Një video e nisur për humor i ka kushtuar shumë Dea Mishel.

Në postimin e saj ajo ka bërë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.” Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, ka vendosur ta postojë videon.

Mes reagimeve të shumta nga përdorues të rrjeteve sociale, ka ardhur edhe një reagim i Einxhel Shkirës e cila ka postuar një status të gjatë në Twitter. Ajo e nis shkrimin e saj duke thënë se nuk do e sulmonte kurrë një vajzë sidomos në momente të dobëta. Por shton se shoqëria shqiptare priret të zgjedhë modele të gabuara.

“Ndoshta duhet të na bëhet mësim që mos gjykojmë më askënd nga pamja por nga kontenti, nga çfarë nxjerim nga goja, nga çfarë ëndrrash dhe qëllimesh kemi.”-shkruan ajo mos rreshtash.

“Nuk do slmoj kurrë një vajzë, sidomos në momente të dobta…S’është ky një qëllim as zgjidhja e asgjëje me vlerë sepse s’ka asnjë benefit për mua!!Ju tashmë jeni të rritur e të vaksinuar dhe e keni marrë edukatën tuaj, por di të them që gjithsesi duhet të zgjedhim me mençuri shembujt që ndjekim dhe të kemi të qartë çfarë pëlqejmë, presim apo marrim prej tyre, që të mos shpërthejmë kur s’marrim pas çka shpresonim! Ndonjëherë tregohemi paragjykues dhe krijojmë pritshmëri të gabuara, prandaj na ndodh të zhgënjehemi për keq, por me raste dhe për mirë.

Ndoshta duhet të na bëhet mësim që mos gjykojmë më askënd nga pamja por nga kontenti, nga çfarë nxjerim nga goja, nga çfarë ëndrrash dhe qëllimesh kemi…dhe të mos presim gjëra të mëdha nga ata që s’na kanë bërë premtime të mëdhaja, apo të grushtojmë çdo ditë ata që na qajnë hallet po s’na pëlqen si na i qajnë dhe për ta s’tolerojmë kurrë asnjë presje!

Të na bëhet mësim të vlerësojmë më shumë dikë që përpiqet dhe të mos jemi të vrazhdë me ta, të na bëhet mësim mos presim të sjellin paqe në botë ata që ndoshta thjeshtë janë vet shumë paqësor…Megjithatë jam e qetë në fund të ditës, s’i kërkoj llogari askujt për ato çka s’pëlqej sepse ose i kam zgjedhur vet ose s’kam patur kurrë asnjë pritshmëri të tepruar prej tyre! Pastaj mos harrojmë si thuhet dhe nga populli ‘Çdo mbjellësh, do korrësh!’ Nëse s’ju pëlqen ç’ka po hani, mos harroni e keni mbjellur vet ju…”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...