U tall me femijët jetimë, blogerja shqiptare: Kërkoj ndjesë, ju dua! Mos u bëni të këqinj me mua

Dea Mishel Hoxha e njohur fillimisht nga “Hostel by Anabel” dhe më pas për postimet në rrjetet sociale apo ndonjë përfshirje aty-këtu në programet televizive, duket se së fundmi ka marrë lirinë për të bërë humor në TikTok, “humor të zi”.

Patjetër që cilido i lejohet ta bëjë këtë, nëse duan të bëjnë batuta në rrjetet sociale, duke bërë edhe ndjekësit për të qeshur, pse jo, megjithatë ka një cak dhe një limit deri ku mund të shkosh. Kjo ndoshta është arsyeja pse komedia i lihet komedianëve, sepse edhe të ashtuquajturën “komedi të zezë” dinë si ta bëjnë, në mënyrë që të mos lëndojnë apo ofendojnë të tjerët. Por ky nuk është rasti me Dea Mishel, e cila në rubrikën e mendimeve tësaj në TikTok ka bërë një batutë për fëmijët jetimë dhe mënyra si e ka bërë, duket më shumë sikur tallet me ta.

Blogerja dëgjohet të thotë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit ajo ka kërkuar falje publikisht. ‘Ndonjëherë mendojmë me zë të lartë dhe i hapim probleme vetes. Gjithashtu unë qesh kur më vjen për të qarë, kështu i procesoj emocionet.

Ju lutem mos më përdorni për klikime nuk kam nevojë fare prandaj dhe videon e fshiva sapo e postova. Dukeni të dëshpëruar. Kush është normal e ka kuptuar se unë skam pasur asgjë dashakeqëse, do të ishte çmenduri ta kisha.

Madje më habisin si e keni transformuar situatën sikur unë urreja apo tallja fëlmijët jetim. Gjithsesi dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që janë prekur personalisht. Ju dua mos u bëni të këqinj’, shkruan Dea.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...