“Thuaj mamit që…”/ Ndjekësi e kërkoi për nuse, vajza e Alketa Vejsiut bën reagimin e papritur

Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, u shfaq para pak kohësh në “Instagram” me profilin e saj personal. Ajo bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.

 

Por vajza e saj u shëndërrua menjëherë në një yll Instagrami, duke numëruar rreth 20 mijë ndjekës. Së fundmi Nikol ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku ka marrë goxha komente pozitive dhe i janë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

 

Duke marrë parasysh statusin e lartë që ka, vajza e moderatores është shprehur se i pëlqen të jetë e thjeshtë dhe mendon se vlerat ti jep zemra dhe mendja e jo gjërat materialistike.

 

“Unë e konsideroj veten si një vajzë normale dhe të thjeshtë. Për mendimin tim vlerat dhe statusin t’i jep zemra dhe mendja, jo gjërat materialistike dhe të tregosh gjëra”- u shpreh Nikol.

 

Përveç komenteve pozitive dhe komplimentave nga njerëzit, Nikol nuk e ka problem të marrë dhe komente ‘negative’, ku duket se i kalon me sportivitet.

 

“Mua nuk më pëlqen fare si tip ta dish”- i shkroi dikush.

 

“Kemi të gjithë preferencat tona. Unë nuk mund t’i pëlqej të gjithëve, dhe as nuk provoj”- u përgjigj ajo.

 

Duhet të themi se vajza e Alketës është në të vërtetë simpatike dhe nuk është çudi që ajo të jetë e shumëkërkuar nga djemtë, madje njëri prej tyre e ka kërkuar për nuse Nikolin.

 

“Merre mamin në cel dhe thuaj të kërkon njëri për nuse”– i tha një ndjekës.

 

“Paskan filluar aplikimet dhe në Instagram pse nuk thoni ju”-ishte reagimi i saj.

 

Përsa i përket marrëdhënies nënë e bijë, Nikol ka treguar se ajo ëhtë e hapur me Alketën dhe i tregon çdo gjë.

 

Nikol gjithashtu ka zbuluar se ajo dhe Alketa udhëtojnë shumë shpesh së bashku.

 

Nikol po vazhdon studimet në Angli, ku ka shprehur dhe dëshirën për të jetuar në Britani dhe të ketë biznesin e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...