Njihuni me Zefin, 37-vjeçarin që ka ngritur një fermë lopësh: Nuk e braktis kurrë nënën Shqipëri!

Rinia shqiptare gjithmonë e më shumë po rend dhe utet që të largohet nga ky vend, pasi pretendojnë se nuk po shohin asnjë ditë të bardhë.

Për shumëknd kjo është e vërtetë, por jo për rastin e 34-vjeçarit nga Mirëdita. Ai quhet Zef dhe vite më parë ai vendosi të emigronte në Greqi, në kërkim të një jete më të mirë. Jetoi atje për 12 vite, e më pas u rikthye në Shqipëri, për të mos u larguar më kurrë.

Me origjinë është nga Mirëdita, por me ardhjen në Shqipëri u vendos në Thumanë, ku dhe investoi të gjitha kursimet që kishte mbledhur gjatë 12 viteve emigrim. Por fati mbase nuk e deshi aq shumë, pasi shtëpia e tij rrënua nga tërmet/ i 2019-s, duke e lënë atë në qiell të hapur, por gjithsesi ai i gëzohet fatit që asnjë familjar nuk iu lënd*a.

“U riktheva në Shqipëri me dëshirën për të mos u larguar kurrë. Investova gjithçka në Thumanë. Por një ditë, sa hap e mbyll sytë, humba gjithçka nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019,”- na tregon 34 vjeçari.Që prej atij momenti, Zefi jeton në kontenierë bashkë me familjen; bashkëshortën, 3 fëmijët dhe 2 prindërit.

Shtëpia e mëparshme, edhe pse ndërtim i ri, u shpall e pabanueshme nga autoritetet për shkak të dëmtimeve të shumta që mori nga tërmeti. Pranë shtëpisë së vjetër, familja e Zefit ka përfituar një banesë të re nga shteti, por ata nuk janë zhvendosur ende.G*ditja ishte e fortë dhe dekurajuese, por 34-vjeçari nuk e ndali për asnjë moment punën.

Ai gjeti forcën që të ringrihet, edhe pse shpesh i është dashur të përballet me vështirësi të shumta.“Kam ngritur një fermë të vogël me 22 lopë e viça dhe 7 dhi e keca. Ne jetojmë përmes punës në bujqësi dhe blegtori. Nuk kemi të ardhura të tjera. Do bëj gjithçka që t’u krijoj mundësi fëmijëve që të shkollohen dhe të kenë një jetë më të mirë,”- shprehet fermeri nga Thumana.

Duke parë nevojën për ndihmë, por edhe potencialin për të krijuar pavarësi ekonomike, familja e 34-vjeçarit po mbështetet në kuadër të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”.“Ka qenë një ndihmë e madhe. Nga ky projekt kam përfituar dy makineri mjelëse, një mulli bluarje dhe një pompë ujitjeje.

Nga 1 orë që shpenzoja më përpara, makineritë ma kanë shkurtuar në 20 minuta procesin me mjeljes së lopëve. Pompa e ujit më ndihmon të vadis parcelat, ndërsa mulliri më shërben për bluarjen e misrit. Me pak ndihmë, mund të ringrihemi sërish”, – thekson 34-vjeçari.Teksa po mjel lopët me makineritë e reja, krah Zefit është edhe vajza e tij e madhe, Klea. 9 vjeçarja thotë se i pëlqen shumë që të lexojë dhe ka dëshirë që kur të rritet të bëhet infermiere.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...