Einxhel Shkira do ta marrë nuse në Kosovë, Monika Lubonja e thotë publikisht: E pranoj një dasmë tjetër

Pasi shkoi vet nuse në Kosovë, duket se Einxhel Shkira do që të marrë edhe Monika Lubonjën me vete.

 

Disa ditë më parë moderatorja publikoi në Instagram një videoje brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, ku aktorja “parashikonte” shtatzëninë e saj. Krah saj ajo shkroi: “Po po i pari e ka thënë Dagz në fakt që e kishte mendjen e ndame. Kujdes mos të marrim edhe ty nuse Kosove.”

 

Kjo deklaratë e moderatores ka marrë një vëmendje të madhe, ku edhe vetë Monika nuk hezitoi t’i përgjigjej. “Ty të lumtë goja. Unë jam gati të vi në Prishtinë,-shprehet e bindur aktorja.

 

Monika së fundmi ka takuar çiftin dhe me atë rast ka kthyer nga një gotë me Dagz. Ka qenë Einxhel ajo e cila ka ndarë videon në rrjetet sociale dhe shkroi: “Hajde në kokë të beqarëve”. Teksa e rishpërndau videon Monika shkroi: “Zemra jote e ka bërë një dasmë, por e pranoj edhe një tjetër.”

 

 

TE TJERA