Dimri i këtij viti do jetë ‘tmerr’ fare! Dyfishohet që tani çmimi i druve, ja sa ka shkuar

Edhe pak muaj na ndajnë nga stina e dimrit dhe shqiptarët në qytete të ndryshme të vendit kanë nisur të bëjnë përgatitjet për stinën e ftohtë. Dimri në Korçë është tepër i ashpër, me borë, akull, ngrica dhe temperatura nën minus.

Qytetarët korçarë kanë nisur të marrin masa që tani por gjatë dy javëve të fundit janë përballur me një rritje të frikshme të çmimit të druve.

Çmimi i druve tani është dyfishuar nga sa ka qenë një vit më parë dhe qytetarët, kryesisht pensionistët nuk e përballojnë dot një rritje të tillë.

Jetesën jo pensionisti që e ka shumë të vështirë ta përballojë me këto çmime që është lënda drusore, por edhe një mesatar nuk i përballon dot, detyrohet të hyjë në borxh, të shkrijë atë pak dhjame që ka grumbulluar, kështu që e ka të vështirë sepse çmimi i druve ka shkuar shumë lart. Unë i kam marrë para 3 muajsh i kam marrë 50 mije lek te vjetra. Ka që i kanë marrë 60 edhe 70, pra është një tmerr, drurin tonë e marrim me çmim shumë të lartë, është e vështirë shumë.

Një qytetar tjetër tha: 60 mijë lekë metri, e papërballueshme. Vjet e mora 47 dhe 43. Dje unë mora 10 metër dru, 600 mijë, do i pres shkojnë 630 mijë.

Vitin e kaluar një metër dru kushtonte 35-40 mijë lekë të vjetra, ndërkohë këtë vit kushton 65-75 mijë lek të vjetra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...