“A je shtatzënë?”/ Ndjekësi i bën pyetjen e papritur, reagimi i Rozana Radit është…

Nëse ka diçka që e karakterizon Rozana Radin dhe preferohet goxha nga publiku është sensi i saj i humorit.

 

Aktorja është goxha aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë ndan për ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi këngëtarja ka realizuar një ‘ask’ ku fansat i kanë shtruar pyetje nga më të ndryshmet në lidhje me rënien e saj drastike në peshë.

 

E mes tyre kuriozitëti i një ndjekësi për të ditur nëse është shtatzënë i ka tërhequr vëmendjen Rozanës e cila ia ka kthyer me nota humori.

 

“Je shtatzënë”– i shkruan një ndjekës, ndërsa moderatorja ia kthen: “Po në gjoks”, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

 

Rikujtojmë se në një foto të postuar në Instastory Rozana shkruajti disa ditë më parë se një aktore në profesion nuk mund të përdorë botox sepse i ikën mimika dhe do ishte si e vdekur në portret kur interpreton.

 

“Një aktore në profesion nuk duhet të përdorë Botox për mendimin tim, sepse i ikën mimika dhe do ishte e vdekur në portret kur interpreton. Nëse ngrej vetullat efekti është ky në foto”, shkroi ajo dhe vijoi rrëfimin e saj duke treguar se nuk lyhet kurrë gjatë ditës si dhe e quan veten me fat që Zoti i ka dhënë tiparet e fytyrës fiks siç ajo i do dhe për këtë arsye nuk do të bëjë kurrë ndërhyrje.

 

Më tej ajo publikoi në Instagram një video pa filtra dhe pa makeup, ku shprehej tepër e revoltuar duke theksuar se lumi i komenteve paragjykuese dhe negative për gratë vijnë më së shumti nga vetë gratë.

 

Ajo u kërkon ndjekëseve të saj të ndalojnë paragjykimet për vajzat e shoëbizit shqiptar, të cilat kanë realizuar operacione plastike.

 

“Nëse dua të bëj diçka në fytyrë nuk pyes asnjë. Unë kam qenë nga të parat që kam bërë ndërhyrje në trup dhe e kam thënë. Për ato gratë që komentojnë ndaj vajzave të shoëbizit dhe jo vetëm ‘Si jeni fryrë ashtu , pse zhvisheni’. Lëreni vajzat të bëjnë ça të duan se kanë jetën e tyre. Çfarë ju intereson juve se çfarë bëjnë.

 

Ato kanë familjet e veta që kujdesen për to. Duan të vishen, duan të rregullohen, duan të mbahen. Na keni çmendur, sa më shumë ju respektojmë aq më keq është. E keqja grave u vjen nga vetë gratë.Nuk dua që asnjë vajzë apo grua të shahet në statusin tim. Më gjeni një njeri pa gabime dhe le të vijë të më gjykojë”, tha Rozana.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...