Ibrahim Tatlises ka pësuar aksident të rëndë mëngjesin e sotëm.
Pas pamjeve të aksidentit dhe momentit kur zjarrfikësit e nxjerrin nga vetura e aksidentuar është publikuar shtë publikuar fotografia e pare e tij.
Sipas TRT Haber, artisti ka kënduar gjersa ishte i shtrirë në spitalin ku po trajtohet.
Automjeti në të cilin ndodhej artisti Ibrahim Tatlises është përplasur me një kamion në Bodrum dhe më pas është përmbysur.
Minibusi me targë 35 GH 063, i cili po udhëtonte nga qendra e Bodrumit në drejtim të rrethit Yalıkavak, përfshirë Tatlises, dhe kamionçinë me targë 48 BZ 087, i cili mësohej se lëvizte nga Yalikavak në qendër të Bodrumit, u përplasën në rrugën e rrëshqitshme për shkak të shiut të lehtë.
Ekipet e shëndetësisë, zjarrfikësve dhe policisë janë dërguar në vendngjarje me njoftimin e personave përreth.
Ekipet e kanë lidhur minibusin në të cilin ishte Tatlises, me litarë dhe e vendosën në rrugë me ndihmën e një vinçi. Më pas, këngëtari është transportuar në ambulancë për t’u dërguar në spital nga ekipet mjekësore.
Tatlises i cili u dërgua në spitalin Acibadem Bodrum, u dërgua në dhomën e urgjencës në një karrige me rrota.
Veç artistit, janë plagosur edhe disa persona.