Këngëtari i mirënjohur turk, Ibrahim Tatlıses, mëngjesin e ditës së sotme (e enjte) ka pësuar një aksident të rënd trafiku në Yalikavak të Bodrumit.
Ekipet e shpëtimit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për të shpëtuar Tatlises dhe të përfshirët e tjerë.
Krijuesi i shumë hiteve si pasojë e aksidentit ishte bllokuar në automjet, ndërsa u raportua se ai ishte i vetëdijshëm dhe i aftë për të folur.
Si rezultat i përpjekjeve të gjata të ekipeve, dera e mjetit është çmontuar me aparatura speciale. Fillimisht u larguan 2 të plagosurit e tjerë, më pas u shpëtua edhe këngëtari.
Në aksident mbetën të plagosur 6 persona, përfshirë Tatlises, shoferi i kamionit Gultekin Gelsoy dhe oficeri i policisë Alper Arıcıoglu. Mësohet se po punohet për përcaktimin e identitetit të 3 të plagosurve të tjerë, shkruan CNN Turk.
Më herët gjatë ditës u tha se edhe vajza e tij, Elif Ada ndodhej me të në makinë, por kjo u mohua nga ish-bashkëshortja e Tatlises, Ayşegul Yıldız.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur gjatë rrugës për në restorantin ku Ibrahim Tatlises do të performonte në Yalikavak këtë mbrëmje.
Tatlıses pasi u nxor nga makina u ekzaminua dhe u dërgua në spital dhe ka dy fraktura në njërën nga këmbët.
Tashmë në mediat turke janë publikuar videot në vendngjarje dhe gjatë nxjerrjes nga makina të artistit 70-vjeçar.
Ndërkohë, vet Tatlises ka hyrë në llogarinë e tij në Instagram për të treguar se ndodhet në spital por është në gjendje të mirë shëndetësore.