Kur të ikësh nga kjo jetë mos u shqetëso për trupin tënd. Të afërmit e tu do të bëjnë gjithçka munden.
Do të të heqin rrobat, do të lajnë, do të veshin, do të nxjerrin nga shtëpia dhe do të çojnë në adresën tënde të re. Shumë do të vijnë në fun3ralin tënd për të “përshëndetur”. Disa do të anulojnë angazhimet e tyre për të ardhur. Pasuritë e tua, sendet që nuk doje të prekte askush, do të shiten, dhurohen ose digjen.
Çelësat e tu, mjetet, librat, muzika jote, këpucët, rrobat e tua…gjithçka do humbasë. Dhe flije mendjen sepse bota nuk do të qajë pafundësisht për ty. Ekonomia do të vazhdojë. Në punë, do të zëvendësojnë. Dikush me aftësi të njëjta ose më të mira do të zërë vendin. Pasuritë e tua do të shkojnë për trashëgimtarët e tu.
Dhe mos mendo se do të vazhdosh të jesh i cituar, gjykuar, pyetur dhe kritikuar për gjërat e mëdha dhe të vogla që ke bërë në jetë. Njerëzit që të njohin vetëm nga fytyra do të thonë: I gjori!
Miqtë e tu të sinqertë do të qajnë për disa orë ose disa ditë, por më pas do të qeshin përsëri. Kafshët e tua shtëpiake do të mësohen me pronarin e ri. Fotot e tua, për ca kohë, do të qëndrojnë në mur ose do të vazhdojnë në disa mobilje, por më pas ato do të vendosen në fund të një sirtari. Dikush tjetër do të ulet në divanin tënd dhe do të hajë në tryezën tënde.
Dhìmbja e thellë në shtëpi do të zgjasë një javë, dy, një muaj, dy, një vit, dy. Më pas do t’i shtohesh kujtimeve dhe më pas historia jote do të përfundojë. Mbarove punë mes njerëzve, këtu në këtë botë. Por do të fillojë historia jote në realitetin e ri … në jetën e përtejme, aty ku nuk munde të marrësh me vete gjërat që kishe këtu.
Trupi. Bukuria. Pamja e jashtme. Mbiemri. Rehati. Kredia. Shteti. Pozicioni. Llogaritë bankare. Shtëpi. Makinë. Profesioni. Titulli. Diplomat. Medalje. Trofetë. Miqtë. Vendet. Bashkëshorti. Familja…Në jetën e re do të duhet vetëm shpirti dhe vlera që ke grumbulluar kur ishe në jetë. Do të jenë pasuria e vetme ku do mund të mbështetesh atje.
Kur jeton një jetë me dashuri për të tjerët dhe në paqe me të tjerët, je duke “gatuar” pasurinë shpirtërore. Kjo është arsyeja pse duhet të përpiqesh të jetosh plotësisht dhe të jesh i lumtur derisa jen këtu, sepse asgjë nuk do marrësh dot me vete. Do të marrësh vetëm atë që ke dhënë.