“Po ndihmoj SPAK”/ Kryemadhi publikon certifikatën personale të Metës

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar certifikatën personale të bashkëshortit të saj dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se publikimi i kësaj certificate është për të ndihmuar SPAK me hetimet, pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti opozitar Halit Valteri.

 

Mes ironisë, ajo deklaron se do të ndihmojë SPAK edhe me çështjen e inceneratorëve.

 

“Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët”, shkruan Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...