Nusreti, kuzhinieri më me famë ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas hedhjes së famshme të kripës tek mishi.
Para pak kohësh ai ka hapur edhe një restorant në ishullin grek në Mikonos.
Ku mbrëmjen e djeshme edhe modertorja shqiptare, Luana Vjollca ka vendosur të darkojë në një nga restorantet e tij.
Por para udhëtimit Luana u kërkoi ndjekësve që të zbulonin ku do shkonte, e mesa duket ja zbuloi Nusret.
Ai ka publikuar një foto të Luanës në Insta Story, e në fotot pasardhëse zbulon që ndodhet në ishullin e famshëm grek Mykonos.
Pra mesa duket moderatorja shqiptare, pas pushimeve në Sicili ka udhëtuar drejt Mykonos.