Në vend të protestojnë, shqiptarët preferojnë të mbajnë rradhë në kufi për të blerë më lirë naftën në Maqedoni

Shqiptarët me sa duket preferojnë më mirë të qëndrojnë në rradhë në kufi për të marrë naftë të lirë në vendet fqinje sesa të protestojnë për të drejtat e tyre si konsumatorë dhe për uljen e çmimit në Shqipëri.

Kështu një qytetar ka dërguar një video pak më parë nga Maqellara, nga pika kufitare e Bllatës që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut.

Nga video duket se rradhët janë të gjata dhe gjithçka bëhet vetëm për një qëllim, për të marrë karburant me çmim shumë më të lirë sesa në Shqipëri.

Sipas qytetarit aktualisht në Maqedonin e Veriut një litër naftë shitet me rreth 175 lekë, ndërsa në Shqipëri pas rritjes së fundit, një litër kushton 239 lekë.

TE TJERA