“Lajthit perseri” bordi transparences. Ja sa e rriti naften diten e sotme

Bordi i Transparencës publikoi sot ndryshimet e fundit në çmime ku nafta u rrit me 12 lekë e ndërsa gazi me 4 lekë,

shifra këto që kanë nxitur reagimin e deputetit ku thotë se kjo qeveri po vjedh shqiptarët. Të vetmit që po humbasin nga këto ndryshime janë qytetarët e ndershëm vijon më tej Sula ku thotë se fitimet shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve.

Në dy javët e kaluara çmimi i karburantit në tregun ndërkombëtarë, në bursë shënoi një rënie të theksuar duke shkuar në nivelet e para luftës në Ukrainë.

Por bordi i vjedhjes së shqiptarëve nuk e çoi për asnjë ditë çmimin e naftës me pakicë nën 2200 lekë të vjetër për litër naftë. Nuk mblidheshin por edhe kur mblidheshin bënin ulje qesharake me 10 lek të vjetër.

Ndërkohë ministrja e financave në mënyrë të vazhdueshme i ka dalë në mbrojtje interesit të oligarkëve dhe akuzonte ekonomistët, ekspertët e hidrokarbureve, neve përfaqësuesve të popullit se ngatërronim çmimin në bursë të naftës së përpunuar me atë të papërpunuar.

Të gjithë ekspertët, ekonomistët, politikanët e tjerë që kërkonin uljen e çmimit të naftës si reflektim i bursës, ishin injorantë vetëm qeveria ishte “gjeniu” që bënte përllogaritje të sakta.

Por përkundër argumentit të ministres del sërish Bordi i vjedhjes së qytetarëve. Dy ditët e fundit i njëjti burim që të cilit i jemi referuar kur është ulur çmimi në bursë, ka treguar një rritje të lehtë të çmimit.

Por këtë herë Bordi nuk bëri sikur nuk e pa, por u mblodh sot dhe nuk bëri rritje njësoj siç e ulte me 10 lek të vjetër, por e rriti me 120 lekë të vjetër. Çmimi i naftës sot në pikat me pakicë shitet me 2390 lekë të vjetër për litër nga 2270 lekë për litër që shitej pak ditë më parë.

Kujtojmë se Bordi i Transparencës u mblodh sot dhe vendosi çmimet e reja deri në njoftimin pasardhës. Nga dita e sotme, nafta do të shitet me 239 lekë/litri nga 227 litër që ishte më parë. Edhe benzina do të shitet 4 lekë më shtrenjtë, nga 201 lekë/litri, shkon në 205 lekë/litri.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet 78 lekë/litri. Bordi sqaron se sipas aktit normativ të miratuar nga qeverisë i referohet bursës agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në dollarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...