Kjo është shqiptarja që kandidon për deputete në Itali

Për herë të parë një shqiptare kandidon për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian në zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit.

Bëhet fjalë për Anita Likmetën, sipërmarrëse e re me origjinë nga Shqipëria dhe shtetësi italiane. Likmeta është ndër kandidatët kryesorë, në 3 rajone.

3 rajonet jane Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila u krijua nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Kandidimi i Anita Likmetës është një ngjarje historike për komunitetin shqiptar në Itali, i cili më në fund do të ketë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian për herë të parë.

Në fakt Likmeta nuk do të jetë shqiptarja e parë që kandidion për deputete, pasi edhe në shtete të tjera si Gjermani, Francë ka pasur raste të tilla.

Madje ke shqiptarë që kanë fituar dhe mbajnë poste të rëndësisshme shtetërore në shtetet kryesore në Perëndim, ndaj nuk do ishte habi nëse Anita Likmeta do bëhet deputete.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...