Italia ofron 15 mijë euro për ata që zhvendosen përfundimisht në Sardenjë

Sardenja ofron grante deri në 15 000 €, për të gjithë ata që janë gati të zhvendosen atje. Në përpjekje për të rivitalizuar ishullin, qeveria lokale shpërblen me këtë shumë ata që vendosin të jetojnë në një nga shtëpitë e vjetra.

Sardenja është ishulli i dytë më i madh në Mesdhe dhe është konsideruar prej kohësh një perlë natyrore me një histori të pasur kulturore me mbi 1000 milje plazhe me rërë, qytete portuale piktoreske dhe rrënoja të epokës së bronzit të ndertuara që në vitin 1500 para Krishtit.

Por si zonat e tjera rurale të Italisë, rajoni po vuan nga rënien e popullsisë dhe ekonomia po tkurret pasu brezat e rinj dynden në qytetet e mëdha për punë.

Presidenti i rajonit të Sardenjës, Christian Solinas, thotë se falë skemës që autoritetet lokale po vënë në zbatim, “Sardenja do të bëhet bëhet tokë pjellore për ata që do të zhvendosen atje ose do të vendosin të ndërtojnë një familje”.

Grantet janë pjesë e një skeme mbarëkombëtare të krijuar për të inkurajuar njerëzit të blejnë shtëpi të vjetra, t’i rinovojnë ato dhe të hapin biznese të reja për të rinovuar komunitetet e vogla në fshatin italian.

Por nuk është kaq e lehtë sa mund të duket.

Shuma e premtuar përfitohet vetëm me kushtin që të përdoret për të financuar blerjen ose rinovimin e një shtëpie në Sardenjë. Prona në fjalë duhet gjithashtu të jetë në një komunë me popullsi prej më pak se 3 000 banorë, pasi këto janë qytetet që kanë më shumë nevojë për nxitje ekonomike.

Megjithëse qeveria do të dorëzojë shumën maksimale prej 15 000 € në disa raste, granti nuk mund të tejkalojë gjysmën e kostos totale të pronës ose rinovimeve të planifikuara – kështu që blerësit e shtëpive do të duhet të paguajnë shumë më shumë nga xhepi i tyre.

Së fundi, një blerës i interesuar nuk mund të përfitojë nga oferta nëse nuk planifikon të jetojë atje me kohë të plotë.

Qeveria përcakton që përfituesit e granteve duhet të regjistrohen për qëndrim të përhershëm në Sardenjë brenda 18 muajve nga mbërritja e tyre për të shmangur individët e pasur që abuzojnë me skemën për të ndërtuar shtëpi pushimi të rehatshme.

Nisma i ngjan asaj që u prezantua vitin e kaluar për rajonin e Kalabrisë.

Qeveritë lokale po ofronin shuma mahnitëse deri në 28 000€, por këto u caktuan si grante biznesi dhe jo ndihmë për blerësit e shtëpive.

Skema mund të aksesohej vetëm nga njerëz të moshës nën 40 vjeç, të cilët ose kishin synime për të filluar një biznes dhe jepnin dëshmi të qarta se e kishin një plan për këtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...