Eduardi ka dy fjalën për Arbana Osmanin dhe vajzën që po presin

Modertorja Arbana Osmani është një ndër prezantueset që nuk ka shqiptar që nuk e njeh.

 

Figura e saj më së shumti vitet e fundit është lidhur me emisionet si ‘Dua të të bëj të lumtur’, apo edhe ‘Big Brother’, që nuk do të kishte kuptim pa prezantimin e saj.Prej vitesh tashmë ajo është e martuar me regjisorin e njohur nga Malësia e Madhe, Eduard Grishaj.

 

Të dy së bashku kujdesen për fëmijët e tyre, por duket se edhe romanca nuk iu mungon.Grishaj edhe për nga natyra është pak shakator dhe gjithmonë e thumbon gruan e tij, e këtë gjë ka bërë edhe tani së fundmi.

 

Çifti prej disa muajsh ka ndarë lajmin se janë në pritje të një vajze dhe me sa duket eduarti po e pret me shumë emocion.Në një foto të fundit të postuar nga Arbana Osmani, ajo tregon se si djali i saj po i lidh këpucët, pasi ajo e ka të pamundur për shkak të barkut të saj të fryrë.

 

Madje si mbishkrim ajo thotë se kush ka djemtë botën ka duke përmbysur shprehjen e famshme të këngs ‘Kush ka vajza botën ka’ të motrave Libohova.Mirëpo Eduardi nuk ia paska përtuar për të treguar edhe njëherë që mezi po e pret ardhjen e vajzës së tij duke i thënë se djemtë e tyre mund t’ia fali asaj, që vajzën me sa duket e dashka për veten.

Ai i shkruan ‘Ti kam fal’, ku e kishte fjalën për djemtë.

 

 

 

TE TJERA