E mban mend Enkeleda Kapedanin? Zbardhet vendimi: Gjŷqtarja e “TikTok-ut”, probleme edhe me pasurinë

Sa nga ju e mbajnë mend gj*qtaren bukuroshe të Elbasanit, Enkeleda Kapedani?

 

Ajo pak kohë në parë bëri xhiron e rrjetit me disa video që ajo kishte postuar në rrjetin social Tik-Tok. Ajo shfaqej mjaft provokuese në videot që kishte bërë publike, ku këngët e përzgjedhura për t’i kërcyer ishin mjaft të njohura si këngë ‘gansterësh’.

 

Në kundërshtim me figurën e saj si gj*qtare, pozat dhe mlnyra si shfaqej në Tik Tok, ra në sy nga njerëzit të cilët nisën të komentonin deri në momentin kur këto video shkuan në duart e autoriteteve shtetërore, të cilët menjëherë hapën një proces hetimor për Kapedanin.Ajo si fillim deklaroi se ato video nuk i kishte publikuar vetë ajo, por djali i saj.

 

Ajo nuk dinte asgjë se këto video po qarkullonin në rrjet, pasi djali i saj ishte i vogël dhe gjithçka e kishte bërë pa dijeninë e saj.Gjithsesi sot vjen një tjetër lajm nga Enkeleda, pasi videove në Tik Tok, ajo duket se ka hasur një tjetër problematikë me drejtësinë, kjo pasi ajo nuk ka arritur të kalojë procesin e vettingut, pasi pasuria e saj nuk rezulton e justifikueshme në raport me pozicionin dhe pagën e saj të punës.

 

Kuptohet që autoritetet kanl zbuluar një jetë luksoze të ish-gj*qtares dhe kjo ka sjellë edhe vendimin e menjëhershëm për shkarkimin e saj.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK është ndarë në vlerësimin e gj*qtares së Gj*katës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

 

Shumica e përbërë nga kryesuesja Genta Tafa (Bungo) dhe anëtarja Pamela Qirko vlerësuan se Kapedani ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se nuk ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës, si dhe me veprimet e saj ka cënu*r besimin e publikut tek drejtësia.

 

Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi ka dalë në pakicë duke i vlerësuar të pabazuara konkluzionet e shumicës dhe kërkon konfirmimin në detyrë të Kapedanit.Kapedani u shkarkua më 18 maj 2022.

 

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohet se cënimi i besimit të publikut tek drejtësia është konkluduar bazuar në paraqitjen nga subjekti në mënyrë të pasaktë të marrëdhënies dhe transaksioneve të kryera nga bashkëjetuesi i saj me një shtetas të dënuar në Itali për krim të organizuar, nga i cili ka blerë një kamion për çmim disa herë më të lirë nga sa e ka shitur pak muaj më vonë, si dhe i ka dhënë një hua në vlerën 28 mijë euro.

TE TJERA