Ndodh në Shkodër/ Mjekes ORL s’i pëlqen hoteli që i kishin gjetur, ikën dhe le pacientet në pritje

Në vendin tonë ndodhin gjera nga me të çuditshmet.

 

Ndodhia e rradhës është pozicionuar ne Spiatlin Rajonal te Shkodrës. Me anë të një denoncimi në shkoder.info behet me dije se të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë të bëjnë një vizite tek mjeku i ORL janë të detyruar të presin deri në fundjave apo mbase javën tjetër.

 

Arsyeja është se mjeku/ja i ORL i Shkodrës ka marrë pushimet verore ndërkohe nga Tirana është deleguar një mjeke për zëvendësim por kësaj të fundit duket se nuk i ka pëlqyer hoteli që i kane zgjedhur që ajo të qëndroje në qytetin e Shkodrës për të kryer zëvendësimin e kolegeve të Shkodrës dhe ka vendosur të largohet.

 

Ky veprim i saj penalizon jo pak qytetaret shkodran kryesisht për ata që janë edhe raste urgjente pasi rrezikojnë shumë shëndetin e tyre dhe e gjitha kjo për shkak të tekave të mjekes nga Tirana. Në këtë rast shkodranet që kanë nevojë të kryejnë një vizite tek mjeku ORL janë të detyruar që të drejtohen tek klinikat private pasi ndryshe nuk ka zgjidhje për ta…

 

/shkoder.info/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...