E skishte si të mungonte grosha…/ 4 ushqimet më të shijshme tradicionale të Ballkanit

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një kulinari të pasur e cila vlerësohet nga turistët anë e mbanë globit.

 

Vizitorët e huaj thonë se janë të impresionuar jo vetëm nga njerëzit shumë miqësorë të Ballkanit, natyra, kultura, tradita dhe veçanërisht ushqimet e shijshme.

 

Ushqimet e vendeve të Ballkanit përshkruhen si shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm por edhe një trashëgimi i rëndësishme e kulinarisë botërore.

 

Në një pjesë të konsiderueshme e këtyre ushqimeve vihet re ndikimi i Greqisë dhe Turqisë por ajo që e bën Ballkanin një rajon interest është aftësia për të përmirësuar në shije dhe vlerë çdo recetë gatimi.

 

4 ushqimet më të shijshme tradicionale të Ballkanit

 

Ushqimet e mëposhtme, kudo që serviren, janë si magnet për mbledhjet e hareshme familjare në një tryezë, sepse në këtë rajon, njerëzit nuk ushqehen vetëm se duhet të hanë, përkundrazi!

 

Specat, domatet, lakrat, kungujt e mbushur

 

Amvisat ballkanase kanë një mjeshtëri të pikasur kur vjen puna tek mbushjet e perimeve.

 

Perimet e mbushura ( speca, domate, lakra, kunguj) janë ndër gatimet më popullore në Ballkan, sepse janë të larmishme dhe përshtaten me çdo shije.

 

Më të preferuarit janë specat e mbushur në tavë, një recetë që e gjen në çdo vend të Ballkanit.

 

 

Fasulet

Fasulet i gjen në shumë receta gatimi ballkanase.

 

Mënyrat e gatimi janë të larmishme por në shumë vende i gjen ato të pjekura në furrë.

 

Në tavë apo në tenxhere, fasulet janë ushqimi që gatuhet minimalisht një herë në javë e që konsumohet gjerësisht në vendet e Ballkanit.

 

 

Pleskavica

Qoftet janë ndër ushqimet që bashkojnë në tryezë familjet e Ballkanit Perëndimor.

 

Varianti më i preferuar i qofteve në Ballkan janë ato të skarës, që janë në madhësi relativisht të vogla dhe që shoqërohen shumë mirë me bukën e shtëpisë, speca turshi, gjizë, qepë etj.

 

Një vizitë në Prizren, Pejë apo Prishtinë nuk mund të imagjinohet pa shijen e mrekullueshme të pleskavicës.

 

Një lloj qofteje e madhe hamburgeri e pjekur në skarë që shoqërohet me pite, djathë, salca picante, patate të skuqura, spec djegës, sallatë dhe kastraveca turshi.

 

Ky lloj hamburgeri i përhapur gjerësisht në mbarë Ballkanin konsiderohet një konkurrent superior dhe më i shëndetshëm se çdo lloj panine tjetër e mbushur që serviret në rrjetet e famshme të vendeve perëndimore.

 

 

Byreku

Mes mjeshtërisë së recetave në kuzhinën shqiptare dhe asaj të Ballkanit, padyshim tradita unike e byrekut është më tërheqësja e shijes jo vetëm për vendasit por edhe për turistët e huaj.

 

Byrekët mund të përgatiten me një larmi produktesh, me djathtë e qumësht, me qepë e domate, me spinaq apo me presh por byreku me lakra të egra është më i mrekullueshmi i të gjithëve.

 

Recetat e byrekut janë përvetësuar nga epoka e perandorisë Otomane dhe janë përmirësuar me kalimin e viteve.

 

Byrekët më të përgatitur në Ballkan janë ato me mish, djathë, gjizë, barishte, hithra, lakra, presh, kungull, spinaq dhe kos.

TE TJERA